Suzana Varvarica Kuka
Per piktorin Pervathi, thenia e te madhit Picasso se "subjekte te ndryshme te diktojne menyra shprehje te ndryshme" eshte shume e rendesishme. Ne kete kuptim ai pranon se: "Pejzazhi im nuk eshte sic ekziston, sic fotografohet, por eshte sic e konceptoj ne mendimin e tim". Kjo menyre e te menduarit ka nje fillim per krijimtarine e piktorit. Ndoshta ne vitin 1990, kur do te ishte ne bregun e mrekullueshem te Himares dhe do te kornizonte mbi te kuadratin e nje mozaiku me guralece. Nje imazh te tille e pikturoi dhe lindi tablloja e pare e titulluar "Guralecet", qe u pelqye nga qarqet artistke te kohes e te cilen e ruan me fanatizem ne studion e tij. Kjo pikture e drejtoi te gjithe krijimtarine e metejshme te Pervathit drejt piktures dekorative, me zgjidhje ne dukje te theshte, por ngjyra fitoi pasterti dhe cilesi. Kjo eshte dhe vecoria kryesore e krijimtarise se artistit ne kete periudhe. Ajo qe e dallon ne ekspoziten e pranveres se ketij viti eshte se piktura vjen e shfaqur nepermjet cikleve, te cilet ilustrojne subjekte te pervojes se piktorit. Cilket Guralecet, kodrat dekorative, Lulet, Varkat jane objekte te thjeshta te perdorimit ne jeten e perditeshme. Per autorin ata nuk jane te nje rendesie superiore, por jane te vecante, sepse ndjesia e tij drejt tyre eshte maksimale. Pasi i ka zbuluar si objekte, i perdor si rastesi artistike, duke mbajtur nje qendrin vetjak figurativ, ku ngjyrat lodrojne ne vetvete, nderthuren me njera tjetren, por edhe ndeshen. Ne kete veshtrim ato here jane te gjetura dhe i afrohen harmonise, here qendrojne moskokecarese e bertitese ne nje siperfaqe te madhe, duke shkaktuar konflikt. Gjithesesi, piktura e Pashk Pervathit eshte dekorative. Ajo i fton ngjyrat te jene ne kontraste te plota. E rendesishme eshte se, kjo behet shprehje, per nje kerkim te piktorit drejt figures individuale dhe te spikatur.
Suzana Varvarica Kuka
Studjuese Arti ne Galerine Kombetare te Arteve, Tirane