Ferid Hudhri
Pashk Pervathi u fut ne pikturen shqiptare me peizazhe realiste te vendlindjes, ashtu si dhe paraardhesit e tij. Kishte rreth dhjete vjet qe ekspozonte ne Lezhe dhe ne Tirane duke kerkuar brenda vetvetes dhe, ne fillim te viteve Â’90, kur u hapen me shume hapesira per artistet shqiptare, piktura e tij u paraqit me nje imazh te ri. I pademtuar nga skemat e realizmit socialist, Pashk Pervathi e pati me te lehte per tÂ’u futur ne rruge te reja dhe, brenda nje kohe te shkurter, gjeti veteveten ne nje menyre tjeter pikturimi. Tablote e tij filluan te dalloheshin menjehere ne ekspozitat kombetare ne Tirane.
Ne peizazhet plot drite, me ngjyra te qarta dhe te gezueshme, te cilat jane bere pjese e individualitetit te tij artistik, gjenden nuanca te larmishme qe te emocionojne me freskine e pikturimit. Ato gjithashtu krijojne raporte te bukura koloristike dhe jane shnderruar ne vecanti karakteristike te stilit te tij. Studio Pervathi po merr permasat dhe vlerat e nje muzeu te vogel. Ndryshe nga disa prej intelektualeve me te njohur lezhiane, qe u rriten me shume ne kryeqytet, Pervathi ka krijuar kryeqendren e tij ne vendlindje. Edhe qyteti i Lezhes ka marre permasa me te medha me krijimet e tij te shumta, qe ndodhen ne koleksione te ndryshme brenda dhe jashte Shqiperise, madje edhe ne muze e galeri te huaja, sic eshte Muzeu rajonal Ceuta ne Spanje, qe ruan gjithnje ne linjen e ekspozimit tablone e tij "Vjeshta".
Prof.Dr. Ferid Hudhri
Historian arti