Comments

Gjelosh Gjoka

I dashur Pashk.

Nuk kam dashur qe te ma shpjegosh artin dhe veprimtarine tende, me qellim qe ate ta miratoj dhe t'i afrohem ne menyren time.Posaqerisht me ka interesuar menyra se si ti e realizon tabllone dhe artin tend te sotem. Me kane rene ne sy nje sere portretesh, me siguri te punuara me heret,ne kohen para dhe gjate studimeve te larta. Ato ne asnje menyre nuk te lene indiferent,meqe shihet qarte dhe bukur kualiteti i larte i pikturimit.Portretet ne fjale lidhen drejperdrejt dhe tregojne nje vazhdimesi ne artin tend te kohes se shkuar dhe tashme.

Po ashtu ne galerine tende ishin te ekspozuara disa vizatime ,studime te kohes se akademise te punuara me laps ne bardh e zi, ku shihet fuqia jote e madhe vizatuese. e cila paraqet nje garanci te plote te te gjithe opusit tend artistik. Dhe e tere kjo te pushton momentalisht..Ndodhem ne mes te disa figurave, te ashtuquajtura "cigane", te pikturuara me ndjenje, me elemente figurativ, vlera e cileve te afron deri tek peisazhi yt, te cilin me duket se e ke me te dashur dhe shoh se e njeh shume mire.

Bera nje shetitje te bukur neper peisazhet e tua, te cilat me te vertete me lane nje mbrese te thelle. Impresionohesh nga ato peisazhe me ngjyra te pastra plot kolorit dhe hapesira te thella, te begatuara me figura miniaturale te perhapura ne livadhe e kodra.Te gjitha keto te afrojne nje origjinalitet, i cili mund te them se i takon vetem opusit tend krijues dhe eshte pasuri e jotja origjinale.

Ja, miku im i dashur, keto fjale qe i shkrova, nuk i takojne kritikes se artit, por jane rezultat i mbresave dhe impresionimit tim personal qe arti yt nxiti tek une.

Gjelosh Gjokaj
Piktor Akademik, Gjermani