Gazmend Leka
Si ne ditet e para krijimit te Qenies
... qiej te kalter e te kthjellet, por te pabanuar nga shpezet.
... ujra te gjelberta plot zaje, por te pabanuar nga peshqit.
... toke e blerte dhe e lulezuar, por e pabanuar nga bagetia.
Kjo eshte mbresa e pare qe une degjoj nga rrefimet e tua Pashk!Eshte ajo çfare dekanton pasi largohem prej tyre.Nuk gjej ne to ajer te ngopur me tymera,mbeturina e bishta cigaresh hedhur pertoke,kazane te zgjyrosur pleherash, zarzavate te kalbura anesh trotuareve,klithma shoferesh te furgoneve,sharje te halabakeve, bilbilin e policit ne kryqezim, zhurmen e perplasjes se makinave,fjalet e turpshme te adoleshenteve qe bejne te skuqen kalimtaret.
Syri yt nuk i sheh keto!?
Ne fakt... syri yt i sheh,por ty te parapelqen te shohesh shume me heret ne kohe. Ne kohen kur pregatitej dekori me kater stinet e vitit per tu luajtur drama e Qenies. Deshiron te na sjellesh nder mend kohen qe thirret ” para krijimit te Qenies “.Kohen kur Qenia ende nuk kishte rene,kur ende nuk ishte prishur,kur ende nuk ishte perjashtuar nga Kopeshti i Drites.
Ti Pashk,nje kopesht plot drite tenton te rizbulosh,prandaj peisazhet e tua jane mbingopur me transparence dhe pa virus semundjeje ne to.
Shpendet,peshqit dhe bagetija jane aty.Nuk mungojne, por bredhin pa e trazuar dekorin qe ti krijon, e une nuk dua ende ti shoh, sepse edhe ti nuk do ti shohesh si fillim. Ti po nderton konak per mirseardhjen e tyre e me pas ta popullosh ngeshem.
Njerezit gezojne tek shohin peisazhet e tua, sepse shkunden pak nga skleroza dhe ti i ben ata te kujtojne, se nje bote e tille plot drite eshte brenda tyre por nuk e shohin.Nuk i fut brenda skenes tende, por i le jashte si spektatore qe te meditojne sadopak per te bukuren e paprishur ende. Prandaj peisazhet e tua jane si antidot qe hyn drejt e ne shpirtin e tyre per te tretur merzitine,ankthin,trishtimin e brutalitetin.
Keshtu e tregonte boten dhe Mio vite me pare.
Pashk,ti je pagan!Krijuesin e do sepse e sheh ate kudo... tek nje peme,tek nje gur,tek nje gjethe vjeshtore,tek nje mal qe mezi duket tej,tek nje shtepize ne mesfushe...me pak fjale e sheh ate gjithekund si paganet e medhenj.
E do Krijuesin nepermjet Vepres, sikurse edhe ti ke deshiren qe te te duan si krijues nepermjet vepres.
Prof.Gazmend Leka
10 janar 2010