Comments

Arsim Kajtazi

Thellesia, kaltersia e ngrohtesia mediterane
Krijuesi qe e ben te ngrohte dhe te kalteren.

Dhe tashme po hetoj se ka nisur nje bashkebisedim me i thelluar me bukurine e tokes, ujit, qiellit dhe botes frymore te njeriut.Vetem nje drejtpeshim emocional estetik ne koloritin e begate bene qe te rrezatoje ngrohtesi edhe e kaltra!... Ketu eshte çelesi i magjise se artit, kur ngjyra e degjon zerin e thellesise emocionale te Krijuesit... Dhe e ndjen ngrohtesine e hijeve ne piskun e veres... dhe e ndjen ngrohtesine e kaltersise ne peizazhin bregdetar... dhe e ndjen ngrohtesine e shtepive ne peizazhin e ftohte dimeror... dhe ndjen ngrohtesine e peizazheve urbane, edhe pse nuk e ke njeriun ne sfond, apo duke ecur rrugicave e rrugeve, ate e ke te misheruar ne muret e shtepive, te rrugeve e rrugicave, qe kane nje perspektive dhe horizont te hapur receptimi...

Peizazhet me pamje bregdetare jane motive te preferuara, ku ze vend drita, kthjelltesia, nje meditim kreativ qetesues, qe sugjeron se Pashk Pervathi ka marre ne sy udhen e nje ekspresionizmi simbolik surreal qe ushqehet me imagjinate kreative. Me kete prirje ai realitetin piktural e krijon dhe nuk e pasqyron sipas menyrave tradicionale pikturale, tashme eshte nisur ne shtegtimin e ri, ne udhetimin metaestetik...Bota nenujore e gureve ne det eshte nje tregues qe po futet ne lojen kreative (variacionet tematike me guralece, me guracake, shkembinj apo thene me nje koncept-simbol guri...Dhe kjo loje kreative, ne rastet me te mira, gurin e bene te gjalle, e metamorfizon deri ne simbol dhe metafore lirike pikturale ( loja ne kompozicion me variantet e gureve ne forme dhe kolorit ekspresiv) , duke sugjeruar se edhe ajo bote, ai realitet, e ka nje logjike te qenesimit...Ne qetesine e thelle gjalleron loja dramatike kontrasteve, qe sa eshte spontane, e rastesishme po aq eshte edhe e kodifikuar... uniteti i te kundertave, shkak dhe pasoje - keto barazpeshohen dhe krijojne rrezatimin e drejtpeshimin emocional, koloristik meditativ dhe pergjithesisht estetik... Bashkejetojne ne miqesi mitikeguri dhe uji, fortesia dhe fluidja, ashpersia dhe butesia ... Arketipet ( modelet) e qenesimit: ajri, zjarri, uji, toka, jane te sublimuara mjeshterisht ne vepren e Pashkut dhe sa jane perjetime personale, po aq jane kombetare dhe me kete energji ato po behen universale...

21.01.2010,
Bad Dürkheim,
Gjermani