Rexhep Ferri
DITA E PIKTORIT
Per te qene nje me nje me jeten, jo vetem per kete apo ate kohe, dola te dita e piktorit.
Takova Pashk Pervathin.
Dhe, perjetova diçka te panjohur, te papritur.
Si shkolle, si pershendetje me ngjyra.
Per te ruajtur shkathtesine dhe mendimin njerezor, Pervathi nukpikturon kartolina turistike. As mashtrime te modes e te modernitetit.
Per prerjen e arte televizjeve dhe te bukurive te pazbuluara artistike, ai çohet heret.
Per ti pare stinet e vitit s ikater stine, me butesine e graciozitetit kap driten e pare.
Para syve tane: vjeshta e kuqe.
Vjeshta ne park.
Vjeshta ne studio.
Dhe dita me dite.
Nga peizazhi ne peizazh.
Nga ngjyra e verdhe ne ate te kalter, shpirterisht te bute. Dhe nga e perhirta e lehte qe shkon kah e bardha e qumeshtit.
Po ashtu me vjen te them se ne ato peizazhe verehet jeta, ku ngjyra dhe hapesira perjetohen edhe si muzike.
Ne ato perjetime a ka vetmi qe harrese si thote prit pak?
Ne keto ore te qeta pse po me paraqitet kjo pyetje? Nga me erdhi nuk e di
Te e bukura e tokes shtrihet edhe ngjyra e dheut te pjekur.
Ku ta dine ç’mase shfrytezohen mes vetelidhjet e arteve.
Deri ne bindjen konkrete prape ndryshe.
Larg dhe afer jane fushat. Kodrat. Deti. Shkembinjte. Rruget. Njerezit dhe Mitet e kalave.
Per te dale deri te dita e piktorit me legjenden e realizmit te ri magjik, Pashk Pervathi eshte nisur ne rruge te gjate te jetes se kaloresve. Bashke me peizazhet e veta dhe shqetesimet qe kane nevoje per dashurite e ardhshme. Jo vetem per kete apo ate kohe, por per te qene nje me nje me jeten.