Comments

Anna Mistani Tirelli

Piktura e Pashk Pervathit ndikon historine e artit te se ardhmes!

Prurja pikturore e Pashk Pervathit, paraqet inspirime te ndryeshme te castit, me ngjyra te padallueshme (te ndermjetme), me forma here te qarta e here te padukshme, aq sa te jete e pranishme ne ate rryme qe quhet "impresionizem".
Peisazhet te ngjizura ne kaperthime e ndryshime stinore te natyres, here pjese e zonave fusharake e here te atyre kodrinore apo malore, spikasin ne syrin e spektatorit per shumllojshmerine e ngjyrave.
Ata perfaqesojne ne interpretimin simbolik nje menyre harmonike, gati muzikore qe ngjall emocione te embla, mesazhe qe nuk perendojne kurre, te patjetersueshem, te tille aq sa shkaktojne tek ai qe i sheh nje ndjenje habie e admirimi.
Ne llojshmerine e imazheve, gjithcka ngjan ne levizje, duke te te sjelle dicka qe e ke pritur duke i hapur udhe rrembyeshem intimitetit te piktorit.
Peisazhet te flasin me bukuri harmonike duke te shkaktuar ndjesi pozitive, te thella, e sugjestive.
Piktura e tij eshte e gjalle, e lidhur fort me figuracionin qe lind nga shprehite njerzore dhe mendimin rebel ekzistencialist, ku llojshmeria, thelbi i lendes(materies) si qellim ne vetvete behet moment elegant e meditues rrefimi.
Cfare do qe te shprehe, shfaqet ne pikturen e tij si gjuhe krijuese e tille aq sa te ndikoje mbi historine e artit qe eshte projektuar nga e ardhmja per te rithirurr spektatorin ne nje domosdoshmeri etike: ate te pergjegjesise, sepse te krijuarit artistik e copton egoizmin qe na ben indiferent e nepermjet emocioneve nderton ura komunikimi.
Prurja pikturore e dendur shkakton tek spektatori nje ndjesi moderne emocionale te nje mirqenjeje te palevizshme statike.
Ndermjet fantastikes dhe reales gjindemi perballe nje pune impenjative qe therret (kerkon) me ndjeshmeri te madhe (per ) vemendjen e atyre qe kuptojne ose te atyre qe jane te apasionuar pas artit, thirrje plot nxitje te holle interpretuese sigurisht te nje bukurie te rralle.


Anna Mistani Tirelli - Le Arti News, Italia