Comments

Agron Gjekmarkaj

Pashk Pervathi - Poeti i piktures Shqiptare

Ne nje distance kohore pre 5 vitesh nga botimi i katalogut te pare, Pashk Pervathi nje nga piktoret me aktiv ne skenen e artit figurativ shqiptar, shfaqet me nje katalog te ri te veprave te veta. Ne kete permbledhje dhe perzgjedhje admiruesit e tij te shumte do te konstatojne evolucionin formal te njerit prej peisazhisteve me te spikatur te piktures boshkekohore shqiptare.

Te jesh kurator i nje katalogu te tille eshte kenaqesi dhe veshtersi unike . Gjate procesit konceptues dhe rendites ecen ne teh te dilemave . Cdo pikture qe nuk e ke perfshire ne kete katalog duket sikur i ke bere nje padrejtesi por gjithashtu ndien gezimin se cdo pikture e perfshire eshte nje perjetim psikologjik i nje endrre per te mbyllyr brenda kuadrit gjithe universin pa i mohuar atij realitetin rastesor te vendit dhe kohes.

Pervathi eshte nje njohes i mire i natyres. Natyra prej tij eshte pare si nje vend mikeprites ndaj njeriut, mbrojtes ndaj tij, i lidhur forte me te, strehe dhe ndergjegje e perjetshme. Syri i tij ndan dhe bashkon forma pemesh, gjethesh, guresh, rrezesh , hijesh, kodrash, lumenjsh, luginash, malesh e fushash te cilat jane pretekst per nje kerkim konstant ne planin piktorik. Te kontakti me natyren Pashk Pervathi eshte hetues. Tek objektet qe ai lokalizon per temat e tij gjen shenjen e jashtme te ekzistences duke shprehur keshtu humanizmin e thelle te nje jete te njesuar me njohjen e vazhdueshme.

Shume pune te Pervathit te fazes se pare krijuese por edhe ato me te fundit jane frut i nje vrojtimi te rafinuar te peisazhit ne te gjitha stinet e ne te gjitha aspektet sigurisht te para ato me syte e shpirtit gati si nje kenge poetike qe i shperthen spontanisht ne nder te natyres. Ai njeh dhe udheton ne gjeografine e vendit te tij. Nuk eshte me piktor vetem i Lezhes,por eshte dhe i Rivieres se Jonit, Drenoves, Vithkuqit, Beratit, Korçes,Shkodres, Mirdites. Ai eshte ne kerkim te se bukures. Punimet e tij jane perjetim figurative i saj.

Diku nje kale i vetmuar, diku tjeter nje tufe kuajsh ne miniature ne nje fushe te pamate,macja dhe qeni ne pragun e shtepise se prinderve, ne nje koder nje shtepi e vetmuar rrethuar me mullare bari, , nje varke ne breg,zajet (guret) e argjend’t- mozaik natyror te bregut te Jonit, nje pyll geshtenjash ne vjeshte i ngjashem me galilene tek Kenga e kengeve te gjitha se bashku perbejne temen e madhe lirike te Pashk Pervathit,qetesine e tij nostalgjike, menyren e tij te te thenit, pikturen e tij poetike dhe ate vete poet te piktures shqiptare.E me duhet te pohoj edhe nje here se vjeshta mbetet ne krye te frymezimit te tij.
Le ta perjetojme se bashku kete kenaqesi qe na jep dimension i piktures se Pervathit.